Publikuar më: 16/02/2024
Mbahet Mbledhja e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC)
Tiranë 12 shkurt 2024
Në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) u mbajt takimi i parë i Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile për vitin 2024.
Krahas anëtarëve të përhershëm në Këshill, të ftuar ishin edhe përfaqësues nga Këshilli I Lartë Gjyqësorit, SASPAC, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, etj.
Temat që u diskutuan në takim ishin:
a) Problematika mbi regjistrin elektronik të OJF-ve dhe lidhja me sistemin e ri që po përgatitet nga Drejtoria e Tatim Taksave;
b) Zbatueshmëria e Ligjit që përjashton OSHC-të nga detyrimi i TVSH-së;
c) Përditësim mbi procesin e hartimit të Udhërrëfyesit të Ri për Shoqërinë Civile,
d) Propozime për kalendarin e veprimtarisë së KKShC-së për vitin 2024;
e) Diskutime mbi ndryshimet në Ligjin nr.81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”;