Rreth Këshillit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Këshilli Kombëtar i Shoqërise Civile është themeluar në vitin 2015 me propozim të ardhur nga shoqëria civile. Këshilli është një organ kolegjial, këshillimor, autonom, pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, organizimi dhe funksionimi i të cilit rregullohet nga Ligji nr.119/2025 “Për Krijimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”.

Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile u themelua për të garantuar bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Shqipërisë, konsolidimin e qeverisjes së mirë dhe rritjes së transparencës në vendimmarrjen publike, nëpërmjet përfshirjes më të mirë të shoqërisë civile në këtë proces.

Këshilli Kombëtar udhëhiqet nga Ministria e Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale, përbëhet nga 27 anëtarë, nga të cilët 13 përfaqësues të institucioneve publike, 13 përfaqësues të OJF-ve dhe 1 përfaqësues nga komuniteti i biznesit, anëtar i Këshillit Ekonomik Kombëtar. Mandati i përfaqësuesve të institucioneve publike dhe përfaqësuesit të Këshillit Ekonomik Kombëtar në KKSHC është i lidhur me afatin gjatë të cilit ata ushtrojnë detyrën përkatëse publike, për shkak të së cilës caktohen dhe anëtarë të KKSHC-së. Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Këshill përzgjidhen nga anëtarë të shoqërisë civile nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës zgjedhor, i cili administrohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile sipas afateve të përcaktuara në Ligj dhe në Rregullore.

Parimet mbi të cilat udhëhiqet procesi i dialogut dhe këshillimit në KKSHC bazohen në:

  1. Parimin e këshillimit nëpërmjet shkëmbimit të mendimeve, komenteve, vërejtjeve e sugjerimeve me OSHC-të për rekomandimet që propozohen nga KKSHC-ja
  2. Parimin e transparencës nëpërmjet rekomandimeve të nxjerra nga KKSHC-ja gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, si dhe njoftimit dhe vënies në dispozicion të OSHC-ve të rekomandimeve që propozohen nga Këshilli
  3. Parimin e e konsultimit me grupe të interesit, nëpërmjet përfshirjes së grupeve të ndryshme të interesit në procesin e këshillimit dhe dialogut të KKSHC-së.


Njoftime
  • Njoftim mbi Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile 6 dhjetor 2024 Më shumë...
  • Programi i Shkëmbimit të OJF-ve. Më shumë...
  • Mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në mjediset e Ministrisë ... Më shumë...
  • Takimi Kombëtar i Shoqërisë Civile- Propozimet Më shumë...
  • Njoftim mbi Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile 16 tetor 2024 Më shumë...