Misioni
Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile ka për qëllim:
- Garantimin e Bashkëpunimit institucional me organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Shqipërisë
- Konsolidimin e qeverisjes së mirë dhe rritjes së transparencës në vendimmarrjen publike, nëpërmjet përfshirjes më të mirë të shoqërisë civile në këtë proces.
- Zhvillimin e bashkëpunimit institucional me organizatat e shoqërisë civile për hartimin dhe zbatimin e strategjisë kombëtare dhe udhërrëfyesit të Qeverisë Shqiptare, për krijimin e një kuadri mundësues për sektorin e shoqërisë civile
- Forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërsektorial mes institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile
- Zhvillimin e filantropisë dhe kapitalit social
- Përcaktimin e parimeve dhe procedurave, në bazë të të cilave drejtohet dhe zhvillohet procesi i dialogut dhe i këshillimit në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile.