Publikuar më: 04/06/2024
Prezantimi i raportit paraprak të vlerësimit për “Udhërrëfyesin për politikën e qeverisë drejt një mjedisi më mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile 2019-2023”.
Mbi prezantimin e raportit paraprak të vlerësimit për “Udhërrëfyesin për politikën e qeverisë drejt një mjedisi më mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile 2019-2023
Sot në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bë prezantimi i raportit paraprak të vlerësimit për “Udhërrëfyesin për politikën e qeverisë drejt një mjedisi më mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile 2019-2023”.
Ky raport vlerësimi, i cili është në fazën e tij të parë konsultative, do të shërbejë edhe si pikënisje për hartimin e dokumentit të ardhshëm strategjik për shoqërinë civile.
Në takim ishin të pranishëm anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile, përfaqësues nga zyra e Delegacionit Evropian në Shqipëri, ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar nga shoqëria civile si edhe përfaqësues të Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.