Publikuar më: 17/10/2024

Mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 16 tetor 2024

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Nën drejtimin e Znj. Albana Koçiu, Kryetare e Këshillit, dhe në prezencë të anëtarëve të qeverisë,  të shoqërisë civile, dhe Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile,  u mbajt mbledhja e dytë kombëtare e KKSHC-së për vitin 2024. Në këtë mbledhje ishte e pranishme edhe Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës Znj.Eridana Çano.

Gjatë diskutimeve u rrahën propozime dhe mendime në lidhje me çështje të mirëfunksionimit të Këshillit dhe të sektorit të shoqërisë civile. Propozime konkrete u dhanë nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me:

(i) Krijimin e urdhërit të profesionit të shëndetit publik;

(ii) konsultimeve publike  për përfshirjen e shoqërisë civile në projekt-buxhetin afatmesëm, si edhe për zbatimin e udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për rimbursimin e një sasie të caktuar m3 uji për familjet në nevojë.

 

Shkarko Procesverbalin