Z.Vladimir Thano
Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile- Fusha e Veprimit: Zhvillimi ekonomiko territorialo-mjedisor.
Z. Vladimir THANO është diplomuar në Shkencat Juridike në Universitetin e Tiranës në vitin 2004.
Prej vitit 1999 dhe sot vazhdon të ushtroj profesionin e autorit realizues, duke qenë pjesë në disa rrjete mediatike, ai ka qënë autor i emsionit radiofonik “Evropa për të gjithë” në Radio Tirana1dhe 2, përgjatë viteve ai ka realizuar emisione dedikuar poltikës, turizmit, rinisë etj.
Prej vitit 2009 dhe në vijim ai punon në Radio Televizionin Shqiptar me një koontribut mbi 15 vitesh pune.
Ai është autor i programit televiziv D4 – “Dimensioni 4 -, gjenerata që flet ” i transmetuar prej vitit 2019-2022 në RTSH, ndërkohë sot ai vijon të jëtë autor i këtij formati në nivelin podcasti.
Ai ka qenë bashkë-themelues i organizatës Federalistët e Rinj Evropianë (JEF-Shqipëri) që nga viti 2007. Ai ka ushtruar detyrat e sekretarit të përgjithshëm dhe pozicionin e presidentit të kësaj organizate prej vitit 2007 – 2013. Me modesti ai mund të quhet përfaqësues i ekipit të parë me idetë federalistë evropiane në Shqipëri pas rënies së komunizmit në vitin 1990.
Z. Thano ka qenë anëtar i Komitetit Federal të JEF Europe, i zgjedhur nga Kongresi XXI në Helsinki, Finlandë dhe i rizgjedhur në Kongresin XXII – Evropian në Paris, Francë, 3 nëntor 2013.
Gjithashtu ai ka qenë themelues i Modelit të simulimit të Bashkimit Evropian Shqipëria (MEU) 2010-2014. Qëllimi kryesor i konferencës ka qënë simulimi i proçesit vendimmarrës të BE-së, kryesisht i përqendruar në proçedurat e zakonshme legjislative mes Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.
Në dy dekada aktivitet Z. Thano ka impelemtuar dhe koordinuar aktivitete dhe ka menaxhuar projekte që lidhen drejtëpërsëdrejti me proçesin e integrimit evropian, punën me rininë, aktivizmin social, promovimin e shoqërisë civile dhe koontributin e saj në media.
Ai është njohës shumë i mirë i edukimit mediatik dhe qasjen e re digjitale e kombinuar me krijuesit e rinj të komunikimit masiv.
Prej nëntorit 2017 është pëzgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile (KKShC) ndërkohë prej datës 22.06.2022 Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC) e zgjedh Nënkryetar të KKShC-së me një mandat tre vjeçar.
Prej Korrikut 2024 ai është zgjedhur anëtar në Komitetin Shumëpalësh për Qeverisjen e Hapur, nga KKSHC-ja.