Publikuar më: 10/11/2025
NJOFTIM PËR FITUESIT E PROCESIT TË PËRZGJEDHJES SË ANËTARËVE TË SHOQËRISË CIVILE NË KKSHC
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në cilësinë e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile (KKSHC), njofton mbylljen e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për 5 (pesë) vakancat e krijuara për përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në KKSHC.
Pas shqyrtimit të aplikimeve të pranuara gjatë periudhës 26 Shtator – 10 Tetor 2025 dhe pas vlerësimit të plotë të dokumentacionit të dorëzuar në përputhje me kriteret e përcaktuara në thirrjen publike, komisioni përkatës ka hapur votimin online për kandidatët nga data 28 Tetor 2025 – 4 Nëntor 2025. Pas numërimit të votave janë shpallur fituesit si më poshtë:
Fusha e veprimit A: Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE
- Znj. Miriam Reçi Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile
- Znj. Irena Topalli Shoqata Përtej Barrierave
- Znj. Blerta Tuci EU Policy HUB/ Forumi i Politikave të Integrimit
Fusha e veprimit B: Zhvillimi ekonomik, territorial dhe mjedisor
- Znj. Arta Nikolli Consulting and Development Partners
- Z. Vilson Shehu The Youth of Ura
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile falenderon të gjitha organizatat dhe kandidatët që morën pjesë në këtë proçes për angazhimin dhe kontributin e tyre.
Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni në adresën elektronike: kkshc@amshc.gov.al

