Znj. Blerta Tuci

Anëtare e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile- Fusha e Veprimit: Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut.



Drejtore Ekzekutive – Qendra EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit

Blerta Tuci është Drejtore Ekzekutive e Qendrës EU Policy Hub, një platformë e dedikuar fuqizimit të profesionistëve të rinj në monitorimin, analizën dhe nxitjen e progresit të Shqipërisë në procesin anwtarwsimin nw Bashkimin Europian. Ajo ka një eksperiencë të gjerë në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të Bashkimit Europian, si dhe në hartimin e dokumenteve të politikave mbi zbatimin e programeve të BE-së në vend, procesin e integrimit europian dhe forcimin e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor.

Eksperienca e saj profesionale përfshin role si: Drejtuese e Njësisë së Integrimit Europian në Bashkinë Tiranë, menaxhimin e projekteve për një sërë organizatash në Shqipëri, angazhimin si Kërkuese Shkencore në Institutin e Studimeve Sociale dhe Europiane në Hungari, si dhe ofrimin e konsulencave të pavarura për institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë UNDP, GFA, COWI, Helvetas dhe Regione Puglia.

Blerta është diplomuar në Histori Politike në Universitetin e Tiranës dhe mban titullin Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomi nga Universiteti Corvinus në Budapest, Hungari.

Email: blerta.tuci@eupolicyhub.eu