Publikuar më: 10/04/2026
NJOFTIM ZYRTAR Për shtyrjen e afatit të aplikimeve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile (KKSHC)
Për shtyrjen e afatit të aplikimeve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile (KKSHC)
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në cilësinë e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile (KKSHC), njofton të gjithë të interesuarit se, për shkak të numrit të ulët të aplikimeve të paraqitura në kuadër të Thirrjes Publike për Shprehje Interesi, është vendosur shtyrja e afatit për dorëzimin e kandidaturave.
Afati i ri për paraqitjen e aplikimeve është deri më datë 10 Maj 2026.
Të gjitha kriteret e përcaktuara dhe dokumentacioni i kërkuar për aplikim mbeten të pandryshuara, në përputhje me njoftimin fillestar të publikuar nga AMSHC.
Ftohen organizatat e shoqërisë civile që nuk kanë aplikuar ende, të përfitojnë nga kjo shtyrje afati dhe të paraqesin kandidaturat e tyre sipas procedurave të përcaktuara.
Aplikimet duhet të dorëzohen në rrugë elektronike në adresën e e-mailit: kkshc@amshc.gov.al, me subjekt: “Propozim Kandidature për KKSHC”, ose nëpërmjet postës në adresën zyrtare të AMSHC.
Ky njoftim hyn në fuqi menjëherë pas publikimit të tij.
Për dokumentacionin e nevojshëm referojuni këtij njoftimi. Shtyp Këtu

