Publikuar më: 15/01/2026
Mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile 15 Janar 2026
Nën drejtimin e Z. Vladimir Thano, Nënkryetar i Këshillit, dhe në prezencë të anëtarëve të qeverisë, të shoqërisë civile, dhe Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, u mbajt mbledhja e parë kombëtare e KKSHC-së për vitin 2026 në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale.
Gjatë mbledhjes disa nga çështjet që u diskutuan ishin:
- Përditësimi mbi zgjedhjet e KKSHC-së dhe prezantimi me anëtarët e rinj të KKSHC-së
- Ngritjen e një grupi pune mbi hartimin e kalendarit të aktiviteteve dhe prioriteve për KKSHC-në (roli dhe funksionet);
- Diskutime mbi procesin e zgjedhjeve për anëtaret e rinj të KKSHC-së (mbarimi i madateve në shkurt 2026).

