Publikuar më: 06/12/2024

Mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 06 dhjetor 2024

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Nën drejtimin e Znj. Denada Seferi, Zëvëndëse Ministre e Shëndetsisë dhe e Mbrojtjes Sociale, dhe në prezencë të anëtarëve të qeverisë,  të shoqërisë civile, dhe Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, u mbajt mbledhja e tretë kombëtare e KKSHC-së për vitin 2024. Në këtë mbledhje ishte e pranishme  Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës Znj.Eridana Çano, Drejtoresha e Tatimeve Indirekte në Ministrinë e Financave Znj. Enkeleda Kuçi, Drejtoresha Tekniko Ligjore  Znj. Ilda Koja dhe Përgjegjësit Z. Gentian Cece.

Gjatë mbledhjes u dhanë propozime konkrete nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave , Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve , Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile anëtarë Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile dhe të tjerë të ftuar në lidhje me ndryshimet dhe shtesat e propozuara për  Udhëzimin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

 

Procesverbal 06 Dhjetor 2024