Publikuar më: 23/06/2022

Mbledhja e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile 22 Qershor 2022

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC) në rolin e Sektretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC) organizoi mbajtjen e mbledhjes së KKShC-së,
ditën e Mërkurë, datë 22.06.2022, ora 15:00 në Ambjentet e Kryeministrisë Salla Ovale Kati i III-të.
  •  Në mbledhje u diskutuan çështje lidhur me temat e mëposhtëme:
  1. Proçesi të zgjedhjes së Anëtarëve të Rinj nga Shoqëria Civile në KKShC;
  2. Monitorimi i Udhërrëfyesit;
  3. Mekanizmat për Qeverisje të Hapur;
  4. Prezantimi i ligjit mbi grupet vendore të veprimit.
  • Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit u lanë të diskutohen propozimet e mëposhtme :
  1. Propozimi i Znj.Merita Xhafaj, e cila kërkoi që AMSHC të bëjë një prezantim për
    shërndarjen e fondeve sipas thirrjeve dhe fushave të veprimit të OSHC-ve;
  2. Propozimi i Znj.Merita Xhafaj, e cila kërkoi që OSHC-të të bëjnë prezantime në mbledhjen
    e KKSHC-së për realizmin e aktiviteteve të tyre;
  3. Propozimi nga përfaqësues të shoqërisë civile për të disktuar ndryshime në Ligjin
    119/2015 “Për Krijimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”;

Procesverbalin e mbledhjes e gjeni më poshtë:

Procesverbal Mbledhje KKSHC