Publikuar më: 21/06/2023
Njoftim- Mbahet Mbledhja e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC)
Në 19 Qershor 2023 u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC), në ambientet e Kryeministrisë.
Çështjet kryesore të paraqitura dhe të diskutuara ishin gjetjet dhe sugjerimet kryesore që dolën nga organizatat e shoqërisë civile gjatë takimit kombëtar me Shoqërinë Civile më 24 prill 2023 në Tiranë.
Temat e tjera të prezantuara kishin të bënin me draft dokumentin e ri të Udhërrëfyesit dhe afatin kohor të këtij procesi.
Në fund të takimit, Këshilli zgjodhi një përfaqësues nga shoqëria civile, i cili do ta përfaqësojë atë në Komitetin Ndërministror për SDGs 2030.
Me poshtë gjeni Procesverbalin e mbledhjes.