Znj. Irena Topalli
Anëtare e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile- Fusha e Veprimit: Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut.
Irena Topalli është eksperte e pavarur në fushën e politikave rinore, pjesëmarrjes qytetare dhe zhvillimit të shoqërisë civile, me mbi 20 vite përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare. Për më shumë se një dekadë ka udhëhequr programe të BE-së në organizatën Përtej Barrierave dhe vijon bashkëpunimin si eksperte politike. Ajo është konsulente për institucione si Komisioni Europian, Këshilli i Europës, British Council, UNESCO, RYCO, SALTO SEE dhe organizata të ndryshme në Shqipëri, Ballkan dhe Europë.
Me formim në Drejtësi dhe si trajnere e certifikuar për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Europës, Irena është pjesë e Skuadrave të Ekspertëve të CoE dhe SALTO SEE, si dhe vlerësuese për Komisionin Europian. Aktualisht ndjek certifikimin si Professional Certified Coach (PCC – ICF). Ka hartuar politika për rininë, vullnetarizmin dhe punësimin e të rinjve, dhe ka dizenjuar e lehtësuar mbi 300 trajnime, konferenca dhe konsultime politike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka përfaqësuar Shqipërinë në platforma ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe zhvillimin demokratik. Nga viti 2013 deri në 2017 ka shërbyer si Presidente e Bordit Drejtues të rrjetit rajonal SEEYN (South East European Youth Network), dhe më pas si anëtare e bordit të tij, duke udhëhequr përpjekjet për përfshirjen e të rinjve në proceset demokratike dhe integrimin evropian në rajon.
Në KKSHC, Irena sjell një zë të pavarur dhe përfaqësues të standardeve evropiane, duke promovuar pjesëmarrje aktive të shoqërisë civile dhe bashkëpunim ndërsektorial.
Email: ira.topalli@gmail.com