Publikuar më: 16/10/2024

Takimi Kombëtar i Shoqërisë Civile- Propozimet

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Takimi Kombëtar i Shoqërisë civile datë 24 Prill 2023
Prioritetet e dala nga grupet e punës që përfaqësojnë organizatat e shoqërise civile:
Ky dokument është një përmbledhje paraprake mbi gjetjet e grupeve të punës dhe lidhet në
mënyrë të drejtpërdrejtë me rolin e KKSHC-së për të mishëruar frymën e nxitjes së dialogut dhe
këshillimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e politikave shtetërore për nxitjen e
zhvillimit të qendrueshëm të shoqërisë civile.
Ky dokument prioritetesh dëshiron t’i hapë rrugën dhe të propozojë dhe të rekomandojë
Këshillin e Ministrave në programet kryesore për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të
shoqërisë civile dhe përfshirjen e këtij sektori në problematika që lidhen me kryerjen e reformave
në fushën ekonomike, sociale, integrimin evropian, respektimin e lirive themelore dhe të drejtave
të njeriut dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vend.
Duke dhënë gjithashtu rekomandime të vlefshme për politikat publike që lidhen apo ndikojnë në
veprimtarinë dhe zhvillimin e organizatave të shoqërisë civile, si dhe përfshirjen e tyre në
bashkëpunimin ndërsektorial.
Këshilli, është forumi më i lartë i transparencës dhe i llogari-dhënies në nivel kombëtar, dhe për
rrjedhojë grupet e punës kanë pasur mundësi që në një dialog te hapur të shprehin edhe njëhërë
rëndësinë për ndryshime positive të cilat mund të kthehet në një instrument të vlefshëm.

 

Shkarko këtu