Publikuar më: 26/05/2025

Njoftim për zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj përfaqësues të shoqërisë civile Në Këshillin Kombëtar të Shoqërisë Civile

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile, nis proçesin e përzgjedhjes së 5 (pesë) vakancave të krijuara për anëtarët e Shoqërisë Civile në KKSHC.

Vakancë e krijuar për shkak të përfundimit të mandateve :

  • 3 (tre) anëtarë – Fusha e veprimit A. Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE;
  • 2 (dy) anëtarë – Fusha e veprimit B. Zhvillimi ekonomik, territorial dhe mjedisor;

Ftojmë gjithë të interesuarit të dorëzojnë aplikimet e tyre duke filluar nga data 26 Maj – 27 Qershor 2025.

KRITERET PËR KANDIDATËT DHE DOKUMENTACIONET MBËSHTETËSE:

  1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga organizatat që nominojnë kandidatët:
  • Formulari i Aplikimit, i publikuar nga AMSHC
  • Kopje e dokumentit të regjistrimit në Gjykatë
  • Konfirmim nga zyra e e tatimeve që organizata e ka statusin “aktiv”
  1. Kriteret që duhen përmbushur nga kandidatët për KKSHC:
  • Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë në rol drejtues në organizata të shoqërisë civile në fushën ku kandidon
  • Të mos ketë role koordinuese ose drejtuese në organizata politike ose parti politike
  1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga të nominuarit:
  • Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae);
  • Letër motivimi nga kandidati për të shpjeguar kontributin që mund të japë pranë KKSHC-së
  • Letër konfirmuese nga organizata e shoqërisë civile se kandidati ka të paktën 3 (tre) vite eksperiencë në fushën ku kandidon;
  • Pesë letra mbështetëse nga organizata të tjera të cilat mbështesin kandidatin

Shkarkoni ju lutem formularin e aplikimit sipas formatit:

Formulari i Aplikimit

Shënim: Një organizatë e shoqërisë civile mund të propozojë vetëm një kandidat nga të dy fushat e veprimit të referuara më sipër. Formulari i plotësuar së bashku me të gjithë dokumentacionin mbështetës, të listuar në Thirrjen Publike për Shprehje interesi duhet të dërgohen elektronikisht me e-mail në kkshc@amshc.gov.al me referencë të saktë të subjektit: “Propozim Kandidature për KKSHC” ose me postë në adresën AMSHC: Rr. Frosina Plaku, Nr. 58 Tiranë, Shqipëri