Z.Gentjan Sejrani
Anëtar i Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile- Fusha e Veprimit: Demokratizimi, sundimi I ligjit, të drejtat e njeriut
Gentiani Sejrani është drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Për Drejtësi Sociale”, e cila ka si fokus kryesor të punës së saj ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore, si dhe organizimin komunitar të grupeve vulnerabël, por jo vetëm. Gentiani ka studiuar për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar masterin në të Drejtën Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Prej vitit 2016 ka ndjekur procese gjyqësore me interes public, si dhe ka drejtuar fushata advokimi në fushën e strehimit, arsimit, punësimit etj. Proceset gjyqësore i ka përdorur si mjet strategjik për të organizuar komunitetin dhe aktorët e tjerë, si dhe për të ndryshuar ose zbatuar ligjet, të cilat ndryshojnë jetën e grupeve vulnerabël. Ekspertiza e tij mbulon çështje si: të drejtat e njeriut, diskriminimin, organizimin komunitar, fuqizimin ligjor, etj. Ai është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të avokatëve “International Lawyers Assisting Workers Network”, si dhe rrjetit “The Grassroots Justice Network”.