Z.Nikolla Gjurgjaj
Anëtar i Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile- Fusha e Veprimit: Demokratizimi, sundimi I ligjit, të drejtat e njeriut
Nikolla Gjurgjaj ka lindur në Tiranë, më 10 tetor 1984. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Nikolla Gjurgjaj, që prej shkurtit 2009 mban postin e Kryetarit të shoqatës “Ilinden”-Tiranë. Z. Gjurgjaj ushtron dhe funksionin e Kryeredaktorit të Gazetës “Ilinden” nga viti 2011.
Nikolla Gjurgjaj ka përfunduar studimet në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” – Shkup, Maqedonia e Veriut, Fakulteti i Edukimit Fizik, Trajner sporti.
Ka mbaruar shkollën e Lidershipit Ivanov – nën kujdesin e ish-Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Gjorge Ivanov në Shkup, Maqedoni e Veriut
Ndjek ciklin e dytë të studimeve në Universitetin “Goce Dellçev”- Shtip, Maqedoni e Veriut, Fakulteti Juridik, Dega “Institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut”
Përgjatë viteve të angazhimit publik, Nikolla Gjurgjaj ka kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shipërisë si dhe ka ndihmuar në thellimin e mardhënieve të bashkpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.