Znj.Mirela Juka

Anëtare e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile- Fusha e Veprimit: Demokratizimi, sundimi I ligjit, të drejtat e njeriut



Mirela Juka ka lindur në Shkodër dhe është diplomuar në Drejtësi në Tiranë, ku dhe jeton prej 22 vitesh. Ajo ka nje Master në të drejtën publike ndërkombëtare dhe momentalisht po ndjek nje Master në Studimet Evropiane dhe menaxhim projektesh, në Austri.

Që prej vitit 2015, ajo punon pranë Fondacionit Down Syndrome Albania, një organizatë e fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të individëve me Sindromën Down dhe aftësi të tjera të kufizuara. Mirela mban titullin menaxhere e programeve dhe nëpërmjet punës së saj ka koordinuar dhe implementuar projekte në fushën e shërbimeve sociale, shëndetit, arsimit si dhe ka kontribuar në promovimin në tërësi të të drejtave për personat me Aftësi te Kufizuara. Që nga viti 2020, Mirela është gjithashtu anëtare e bordit të organizates European Association of Service Providers for Persons with Disabilities, https://easpd.eu/, i bazuar në Bruksel dhe prej 3 vitesh ajo ka dhe rolin si anëtare  e Këshillit Kombëtar të Shoqërise Civile në Shqipëri.