Publikuar më: 10/04/2026

Takim me Shoqërinë Civile- Faciliteti për Reforma dhe Rritje (RGF)

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar për Facilitetin e Reformave dhe Rritjes, Drejtoresha e Përgjithshme e #SASPAC, Eridana Çano, zhvilloi një takim informues me organizata të shoqërisë civile në vend, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Diskutimet u fokusuan në progresin e deritanishëm, sfidat dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e Agjendës Kombëtare të Reformave.

Përfshirja aktive e shoqërisë civile në këtë proces vlerësohet si një kontribut shumë i rëndësishëm.

Takimi u përshëndet nga drejtuesit ekzekutiv të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), të cilët kanë memorandume bashkëpunimi me #SASPAC si dhe në rolin e monitoruesve të pavarur të Agjendës Kombëtare të Reformave.